E pabesueshme: Shikoni se me cilën figurë e krahasojnë mediat serbe Milot Rashicën

E pabesueshme: Shikoni se me cilën figurë e krahasojnë mediat serbe Milot Rashicën

Sport dhjetor 14, 2019 - 18:44
Detaje

Milot Rashica sot ka shënuar një supergol në fanellën e Werder Bremenit në sfidën e humbur thellë ndaj Bayern Munich me rezultat 6:1. Supergoli i tij ka bërë buj të madhe edhe në mediet serbe të cilat e kanë vlerësar golin e yllit shqiptar derisa e kanë cilësuar shpejtësinë e tij me xhamajkanin Usain Bolt dhe gjuajtjen e Ronaldos, shkruan Zëri.info.

’Goli i Rashicës i ngjasonte mjeshtrive më të mëdhenj të futbllit. Ai mori një top në mesin e fushës duke bërë një lëvizje përfekte para goditjes së fortë për ta dërguar topin në rrjetin e Neuerit. Shpejtësia e tij ngjasonte Boltit’ ndërsa gjuajti si Ronaldo, ka shkruar portali serb Telegraf.rs.

‘Topi ishte aq i fuqishëm sa portieri gjerman nuk mundi të bëjë asgjë’, përfundoi shkrimin portali serb. /Zëri.info