Milot Rashica futbollisti që po sfidon Messin e Mbappen me golat e shënuar

Milot Rashica futbollisti që po sfidon Messin e Mbappen me golat e shënuar

Sport December 14, 2019 - 17:09

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës Milot Rashica vazhdon ta mahnitë botën me performancën që po tregon. Ai sot ka shënuar një supergol në sfidën ndaj Bayern Munichut, derisa portali që analizon futbollin gjerman Bundesliga.com, ka nxjerrë një mesatare të golave që i shënon për minutë sa qëndron në fushë, duke e futur kështu në top 5 futbollistët më të mirë të botës, shkruan Zëri.info.

Lionel Messi është i pari që shënon për çdo 69 minuta lojë, Kylian Mbappe shënon pas çdo 83 minuta, Neymar në çdo 109 minuta, Mane në 122 minuta dhe më pas vjen Milot Rashica që shënon çdo 145 minuta në këtë sezon.

Rashica në stinori vjeshtor ka 7 gola në fanellën e Werder Bremenit duke u bërë kështu shënuesi më i mirë më këtë skuadër. / Zëri.info