Lajmi i Fundit: Humb jetën në aksident trafiku futbollisti shqiptar

Lajmi i Fundit: Humb jetën në aksident trafiku futbollisti shqiptar

Sport December 14, 2019 - 13:38

Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Gjirokastrës në Shqipëri, në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”, i ka marre jetën një te riu shqiptar.

Policia konfirmoi se viktime mbeti drejtuesi i mjetit. Ai është identifikuar si Myftar Xhebro, nga Nivica e Tepelenes. Xhebro ishte pjesë e të rinjve të Luftëtarit, teksa ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Gazeta Panorama bën me dije se në vendngjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca, ndërkohë që i riu nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve. Si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë, në sfidën mes Laçit dhe Luftëtarit do të mbahet 1 minutë heshtje në nder të futbollistit të të rinjve të Luftëtarit që humbi jetën nga aksidenti.

Image