Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Ylli i Manchester Unitedit, gabimisht publikoi videon skandaloze

Ylli i Manchester Unitedit, gabimisht publikoi videon skandaloze

Sport December 13, 2019 - 23:29

Një video e publikuar në llogarinë e futbollistit të Manchester Unitedit, Jesse Lingard ka irrituar pa masë trajnerin e tij Solskjaer.

Futbollisti anglez po kalonte pushimet në Majami të SHBA-së bashkë me shokun e skuadrës Marcus Rashford dhe aty bën komente të shëmtuara ndërsa njëri prej shokëve të tij imitonte sikur kryente marrëdhënie seksuale.

Vetë Lingard këmbëngul se nuk kishte për qëllim ta shpërndante videon për të gjitha fansat e tij, por ta shkëmbente me njërin prej miqve të tij.

“Ishte një gabim nga ana ime. Kam shumë ndjekës të rinj dhe nuk do të doja kurrë t’i ofendoja qëllimisht.

Ishte një aksident. Doja t’ia dërgoja privatisht njërit prej miqve të mi. Isha në avion kur po prisja të nisesha. Dikush nga klubi më kërkoi ta fshija videon. Kur e kuptova se çfarë kisha bërë, zemra ime u zhyt në stomak. Thashë me vete: ‘Mora fund te Unitedi. Kjo ishte hera e fundit’’, rrëfen futbollisti anglez.

Trajneri Solskjaer ka kritikuar ashpër futbollistin e tij dhe pritet që ndaj tij të merren penalizime.