Shaqiri vjen me një lajm shumë të mirë

Shaqiri vjen me një lajm shumë të mirë

Sport December 13, 2019 - 23:10
Detajet

Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane Xherdan Shaqiri ndjehet 100 për qind i gatshëm dhe gati për ta ndihmuar Liverpoolin në pjesën e mbetur të sezonit në Ligën Premiere.

Ai nuk ka qenë i disponueshëm për një kohë për shkak të problemeve me kyçin e këmbës, por shqiptari u rikthye në fillim të dhjetorit duke startuar për herë të parë në një ndeshje në sezonin 2019/20.

Sfida e radhës është të shtunën kundër Watford dhe Xherdan Shaqiri është gati për sfidat e radhës.

“Jam 100 për qind i gatshëm. Më duhej një apo dy javë për t’u stërvitur, jam mirë dhe i lumtur – ndihem mirë kështu që jam gati”, ka thënë Shaqiri për Liverpool TV.

“Ndihem mirë, në formë dhe mendoj se e patë kundër Evertonit. Jam i lumtur që luajta dhe pata minuta sepse kam qëndruar jashtë për një kohë.

Isha i entuziazmuar që luajta nga fillimi dhe për këtë doja të bëja paraqitje të mirë. Është e mrekullueshme të kthehem me gol në derbi, diçka që s’do ta harrojë. Tani jam duke shikuar përpara për ndeshjet e radhës. Ndihem mirë dhe shpresoj të luaj më shumë”, përfundoi Shaqiri.