Serbët e vajtojnë Luka Donçiçin, ja pse zgjodhi Slloveninë e jo Serbinë

Serbët e vajtojnë Luka Donçiçin, ja pse zgjodhi Slloveninë e jo Serbinë

Sport dhjetor 13, 2019 - 23:03
Detajet

Njëri nga basketbollistët më të mirë në botë Luka Donçiç vazhdon të jetë temë e diskutimit në mediet serbe derisa flitet se ai ka prejardhje nga Kosova, por që ka zgjedhur të luajë për Slloveninë dhe e ka refuzuar Serbinë.

Mediet serbe shkruajnë se Luka është serb dhe duhet të mburret me prejardhjen e tij dhe vajtojnë pse ai nuk luan për Serbinë. Luka ka lindur në Lubjanë 20 vjet më parë dhe vendosi t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares sllovene pavarësisht se origjinën e ka nga Kosova.

Portali serb në Kosovë, “Kosovo online” ishte në një fshatë në Klinë ku jeton Stojan Donçic, vëllai i gjyshit të Lukas i cili edhe ka treguar pse ai luan për Sllovenin e jo për Serbinë.

" Vëllai im dhe unë jemi rritur këtu në Klinë. Gruaja e vëllait ishte e sëmur 40 vjet më parë dhe për shkak të kushteve të vështira u desh vëllau të largohet për në Slloveni. Ata morën djalin e tyre Sasha, i cili ishte gjithashtu basketbollist”, ka thënë Stojan.

"Ne jemi të lumtur se si një i afërm i jonë që vjen nga ky vendi i varfër bëri kaq lavdi në Amerikë. Të gjithë më pyesin se çfarë bënë Luka për mua por për mua është e rëndësishme vetëm ta shoh atë mirë” ka thënë Stojan Donçiç sipas të cilit zemra e tij ndahet në dysh kur Sllovenia luan me Serbinë si në finalen e kampionatit evropian ne vitin 2017.

“Është njëjtë sikur ta pyesësh dike se cilën dorë dëshiron ta heqësh të djathtën apo të majtën, sigurisht që asnjërën. Ai është sportist paguhet për atë që bën, shpesh nuk dua as ta shikojë. Trajnerët tanë (serbë) nuk e kuptuan që ai është një basketbollist i mirë. Sllovenët e kuptuan herët dhe e bën për vete, nuk duhet ankuar në djalin pse zgjodhi Slloveninë”, ka përfunduar Stojan Donçiç i afërm i Luka Donçiç. /Zëri.info

Image