Berisha sot iu bashkua Feronikelit, këto skuadra i cilëson favorite për titull

Berisha sot iu bashkua Feronikelit, këto skuadra i cilëson favorite për titull

Sport December 13, 2019 - 21:51
Detajet

Feronikeli ka bërë një përforcim shumë të madh sot duke e sjellë ish futbollistin e Kosovës, Ilir Berisha në radhët e veta. Berisha i cili në Superligën e Kosovës ka luajtur te Prishtina, tash e një kohë të gjatë luan në futbolli skandinav saktësisht në kampionatin suedez derisa tash i është bashkuar “Niklit” me synim për t’i arritur objektivat e skuadrës e të cilat janë titulli dhe kupa e Kosovës.


Berisha në një bisedë për Zëri.info ka thënë se është i lumtur që i është bashkuar “Niklit” derisa ka folur edhe për favoritët për titullin e kampionit,

“Është akoma herët të flitet se cilat skuadra janë favorite pasi ka shumë ndeshje deri në fund por ato ekipe qe janë në krye patjetër që janë favoritë. Gjithsesi, distanca mes të gjitha ekipeve nuk është e madhe kështuqë do të jetë luftë e hapur deri në fund”, ka thënë Berisha për Zëri.info.

Të kujtojmë se Feronikeli është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës, derisa në garat kampionale ka mbetur paksa mbrapa por as këtu nuk ka hequr dorë dhe duket se trajneri Agim Sopi pikërisht duke e synuar titullin ka nisur të përforcohet me lojtarë të njohur. /Zëri.info