ZYRTARE: Ramiz Kelmendi e sponsorizon klubin e madh kosovar

ZYRTARE: Ramiz Kelmendi e sponsorizon klubin e madh kosovar

Sport December 13, 2019 - 21:11
Zbuloni detajet

Skuadra e madhe basketbolli KB Peja ka ardhur më një lajm që mund t’i gëzojë tifozët e vet shumë.

Peja duket se i ka lënë anash gjitha problemet financiare pasi sot i është bashkuar një kompani e fuqishme bisnesore Elkos Grup i cili do të jetë sponsor i ri i skuadrës, shkruan Zëri.info.

Lajmin e ka dhënë vetë skuadra pejane

Më poshtë njoftimi i plotë nga KB Peja:

Gjigandi ELKOS Group ne krye me z. Ramiz Kelmendin dhe Egzon Kelmendin dhe brended e tij i bashkohen KB Pejës.

Kompania e mirënjohur ELKOS Group i është bashkuar klubit tonë si sponzor dhe ka shprehur vullnetin të kontribojë në klubin e qytetin.

Kontributi i ELKOS Group do jetë një ndër bukuritë e hershme të këtij sezoni. Ky “përforcim” është më se i nevojshëm për ne si klub dhe në sport ne përgjithsi. ELKOS Group nuk ka hezituar të investojë dhe suportoj klubin e basketbollit siç nuk ka ka hezituar edhe me Kampionen e qytetit Majlinda Kelmendi e shumë e shumë klube dhe sportist tjerë.

ELKOS Group tashmë ka ndarë bugjetin për klubin dhe besojmë se me kontribute të tilla, suksesi dhe përparimi i klubit do jetë shumë më i madh në vitet në vazhdim.

Faleminderit ELKOS Group, ndjehemi të privilegjuar dhe krenar me juve në klub. – Përpara Pejë. /Zëri.info

Image