Ish-ylli i Manchester Unitedit me fjalë të mëdha për talentin e ‘djajve të kuq’ që sot shënoi dy gola

Ish-ylli i Manchester Unitedit me fjalë të mëdha për talentin e ‘djajve të kuq’ që sot shënoi dy gola

Sport December 12, 2019 - 23:21
Detajet

Manchester Unitedi e ka mbyllur me një fitore të thellë ndaj AZ Alkmaarit fazën e grupeve të Ligës së Evropës, shkruan zeri.info

“Djajtë e kuq” triumfuan me shifrat 4:0 dhe e mbyllën grupin L në pozitën e parë me 13 pikë.

Sulmuesi i ri, Mason Greenwood realizoi dy gola në këtë takim.

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Oëen Hargreaves ka thënë se 18-vjeçari është një finalizues i lindur.

“Ai është 18-vjeçar, por është gati. Çdo herë që e shoh duke luajtur ai luan në atë mënyrë dhe mendoj se është një finalizues i lindur. Golat që ai shënon, nuk e di se çfarë është, por ai e godet topin aq saktë”, ka thënë Hargreaves për Greenwoodin./Zëri