Avullojnë biletat e derbit Partizani – Tirana, ja sa janë shitur vetëm për 4 orë

Avullojnë biletat e derbit Partizani – Tirana, ja sa janë shitur vetëm për 4 orë

Sport December 12, 2019 - 20:11
Detajet

Super derbi i kryeqytetit të Shqipërisë, Partizani – Tirana, po afrohet.

Tashmë, skuadra nikoqire e këtij derbi, Partizani ka hedhur biletat në shitje. 

Për vetëm 4 orë, skuadra e Partizanit njofton se tashmë janë shitur 7 mijë bileta për ndeshjen që do të zhvillohet në “Air Albania”.

“Nxitoni bleni biletën tuaj!!! 7 mijë bileta avullojnë në 4 orët e para të shitjes”, njofton FK Partizani.

Takimi ndaj Tiranës do të zhvillohet nesër nga ora 19:00.