Real Madridi mund të mos udhëtojë drejt Barcelonës për ‘El Clasico’, kjo është arsyeja

Real Madridi mund të mos udhëtojë drejt Barcelonës për ‘El Clasico’, kjo është arsyeja

Sport December 12, 2019 - 18:42
Detajet

Real Madridi mund të mos udhëtojë drejt Barcelonës për “El Clasico”, transmeton zeri.info

“El Chiringuito” raporton se madrilenët nuk do t’i hipin avionit nëse nuk kanë siguri të garantuar.

Kujtojmë se ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit ishte paraparë të zhvillohej në tetor, por ishte shtyrë për shkak të protestave të mëdha që kishin kapluar Kataluninë.

Ndërkohë, së fundmi është raportuar se mund të ketë trazira edhe të mërkurën e 18 dhjetorit, kur pritet të luhet sfida./Zëri