E la shtatëzënë vajzën e presidentit të klubit, futbollisti përjashtohet nga skuadra

E la shtatëzënë vajzën e presidentit të klubit, futbollisti përjashtohet nga skuadra

Sport December 12, 2019 - 18:29
Detajet

Një futbollist nigerian është përjashtuar nga një klub slloven për shkak se e ka lënë shtatëzënë vajzën e presidentit të skuadrës nga kategoria e dytë, transmeton zeri.info

Futbollisti, emri i të cilit ka mbetur anonim, thotë se ai është përjashtuar për shkak të “sjelljeve të pahijshme dhe padisiplinës” në rastin e shtatëzënisë për të cilën ka marrë përgjegjësi të plotë.

Katër futbollistë nigerianë janë të regjistruar në kategorinë e dytë sllovene, Bede Osuji, Temitope Nelson, Gerald Chiyoke dhe Sulaiman Adedoja, por ende nuk dihet se cili është i përfshirë në këtë rast, transmeton zeri.info

Lojtari, që i frikësohet reagimit publik për situatën, është kthyer në Nigeri pas kësaj dhe është i shqetësuar për të dashurën e tij dhe shtatëzëninë e saj.

Lojtari është duke konsideruar që të marrë masa në FIFA./Zëri