Rritet konkurenca, lajm aspak i mirë për Xherdan Shaqirin

Rritet konkurenca, lajm aspak i mirë për Xherdan Shaqirin

Sport December 12, 2019 - 17:31
Detajet

Liverpooli është vënë pas një futbollisti me tipare ofanzive, transmeton zeri.info

“Liverpool Echo” shkruan se Jurgen Klopp dëshiron ta transferojë yllin e Salzburgut, Takumi Minamino.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë klubi austriak, duke thënë se janë duke zhvilluar bisedime me anglezët.

Ndërkohë, mediumi zviceran “Blick” shkruan se kjo do të thoshte konkurrencë edhe më e madhe për Xherdan Shaqirin.

“Japonezi mund të shfrytëzohet si në anën e majtë dhe atë të djathtë të sulmit dhe do të ishte një konkurrent tjetër për yllin e Zvicrës, Xherdan Shaqiri”, shkruan “Blick”./Zëri