Konfirmohet: Peja e do Dardan Berishën

Konfirmohet: Peja e do Dardan Berishën

Sport December 12, 2019 - 17:22
Detajet

Njëri nga basketbollistët më të mirë në Kosovë në vitet e fundit Dardan Berisha është synimi kryesor i skuadrës së KB Pejës.

Pas krisjes së raporteve në skuadrën bardhekaltër e cila erdhi pas një mosmarrëveshje që kishte me kapitenin Edmond Azemi, Berisha duket se ka shprehur dëshirën për largim nga Sigal Prishtina, shkruan Zëri.info.

Kjo edhe ka bërë që shumë skuadra të vihen pas tij derisa interesimin më të madh duket se e ka Peja e këtë e ka konfirmuar për Zëri.info kryetari i klubit të Pejës Art Gashi.

“Po, jemi në bisedime por ende nuk ka marrëveshje. Jemi duke e pritur përgjigjen nga Berisha”, ka thënë shkurt kryetari i klubit pejan, Art Gashi për Zër.info. /Zëri.info

Image