ZYRTARE: Kjo është data e nisjes së stinorit pranveror në Superligë

ZYRTARE: Kjo është data e nisjes së stinorit pranveror në Superligë

Sport December 12, 2019 - 15:55
Detajet

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka konfirmuar datat kur do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Sot (e enjte) në FFK-së në praninë e anëtarëve të Komisionit të Garave, administratorit të Ipko Superligës, përfaqësuesit të Digitalbit si dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Edhe në këtë fazë do të zhvillohet vetëm nga një ndeshje, derisa në gjysmëfinale do të luhet me sistemin vajtje-ardhje.

Çiftet çerekfinale: Drenica – Gjilani, Dukagjini – Ballkani, Liria – Feronikeli dhe

Prishtina – Vushtrria.

Para tërheqjes së shortit kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja, duke u dëshiruar skuadrave fat ka bërë të ditur se ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 8 e 9 shkurt të vitit 2020.

Ata njoftuan gjithashtu se stinori pranveror në Ipko Superligë do të nisë më 15 shkurt, pra një javë pas zhvillimit të ndeshjeve të Kupës. /Zëri.info