Gazetari i mirënjohur italian jep lajmin e madh për Amir Rrahmanin

Gazetari i mirënjohur italian jep lajmin e madh për Amir Rrahmanin

Sport December 12, 2019 - 15:57
Detajet

Interi është duke shikuar të ardhmen pavarësisht eliminimit të fundit nga Liga e Kampionëve që vjen me humbje potenciale të të ardhurave.

Por, Interi ende luan në Serie A, Ligën e Evropës dhe në Coppa Italia, andaj ‘Nerrazzurrët’ duan të jenë të përgatitur, shkruan Zëri.info.

Në mëngjesin e sotëm, përfaqësuesit e Interit janë takuar me presidentin e Hellas Verona Maurizio Setti.

Të dyja klubet kanë raporte të mira mes vete.

Interi është duke u interesuar për Sofyan Amrabat, si dhe për dy mbrojtësit shqiptarë Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.

Sipas gazetarit të mirënjohur Gianluca Di Marzio, Rrahmani shihet zëvendësuesi i Milan Skriniarit, në rast se ky i fundit largohet nga Interi.

Interi dhe Verona mbajtën takim preliminary sot derisa në ditët e ardhshme pritet të ketë edhe bisedime tjera./Zëri.info