ZYRTARE: Edhe dy futbollistët e mirënjohur largohen nga Dukagjini

ZYRTARE: Edhe dy futbollistët e mirënjohur largohen nga Dukagjini

Sport December 12, 2019 - 15:47
Detajet

Dukagjini i Klinës nuk arriti që ti përmbushë pritshmëritë që i kishte në fillim të këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zëri.info.

Largimet nga kjo skuadër pas përfundimit të stinorit vjeshtor po vazhdojnë.

Krahas portierit Flamur Neziri i cili edhe zyrtarisht është larguar nga Dukagjini, edhe mbrojtësi Leotrim Beqiri dhe mesfushori Fuat Karabeg, i kanë ndarë rrugët me skuadrën nga Klina.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të Zëri.info pranë klubit nga Klina.

Image

Krahas tyre, në ditët në vijim pritet që të ketë edhe largime të tjera nga Dukagjini.

Kjo skuadër në pranverë përfundoi në pozitën e fundit në tabelë me tetë pikë të grumbulluara, ndërkohë që shpëtimin në rangun elitë do ta ketë shumë të vështirë në këtë edicion pasi që katër ekipe largohen direkt nga Superliga. /Zëri.info