Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Rrahmani kërkohet me ngulm nga Napoli, presidenti i Hellas Veronës zbulon të ardhmen e mbrojtësit prishtinas

Rrahmani kërkohet me ngulm nga Napoli, presidenti i Hellas Veronës zbulon të ardhmen e mbrojtësit prishtinas

Sport December 12, 2019 - 15:47
Detajet

Presidenti i Hellas Veronas Maurizio Setti ka konfirmuar se Sofyan Amrabat dhe Amir Rrahmani nuk do të largohen nga klubi gjatë afatit kalimtar veror.

Të dy futbollistët kanë qenë të lidhur me klube të mëdha italiane, derisa Rrahmani ka marrë vëmendjen e Napolit, shkruan Zëri.info.

“A mund ta mbajmë Amrabatin dhe Rrahmanin? Klubi duhet ta ndjekë qëllimin që ne kemi caktuar dhe ai është për të qenë të bashkuar”, ka thënë Setti për ‘Sky Sport 24’.

Image

“Do të ketë spekulime, por unë besoj se këta futbollistë nuk do të largohen në janar”, tregoi më tej ai.

“Shpresojmë që ata të vazhdojnë kështu pasi vlera e tyre do të rritet edhe më tej”, shtoi Setti.

Si Rrahmani, ashtu edhe Amrabat kanë qenë futbollistë të padiskutueshëm në formacionin e Hellas Veronas këtë edicion./Zëri.info