‘Balerini’ Milot Rashica

‘Balerini’ Milot Rashica

Sport December 12, 2019 - 15:15
Detajet

Werder Bremeni do ta zhvillojë një ndeshje tejet të vështirë në fundjavë në kuadër të Bundesligës gjermane.

Në ‘Allianz Arena’, skuadra e Milot Rashicës do të përballet me kampionin në fuqi të Gjermanisë Bayern Munich, raporton Zëri.info.

Djelmoshat e Florian Kohfeldt i kanë vazhduar sot përgatitjet e radhës në prag të ndeshjes në Mynih.

Në stërvitje është parë edhe futbollisti nga Kosova Milot Rashica.

Madje, në një pjesë të stërvitjes, vushtrriasi është parë duke bërë lëvizje sikur të ishte balerin.

“Raketa’ i afrohet Mynihut. Stërvitje e sotme e Werderit u mbajt mbrapa dyerve të mbyllura”, ka shkruar faqja zyrtare e Werder Bremenit.

Ndryshe, Werder Bremeni i hyn kësaj ndeshje pas humbjes 0:1 nga Paderborni në fundjavë./Zëri.info