Në mes të Kinës, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë, e bën 'hor' xhudisten mongoleze

Në mes të Kinës, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë, e bën 'hor' xhudisten mongoleze

Sport December 12, 2019 - 10:25
Detajet

Distria Krasniqi është shpallur fituese e medaljes së artë në ‘World Jurdo Masters’.

Xhudistja nga Kosova është përballur në finale me mongolezen Ganbaatar, raporton Zëri.info.

Krasniqi ka arritur që të triumfojë përballë Ganbaatar në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Image

Distria Krasniqi e nisi me fitore në rrethin e dytë kundër Katharina Menz, derisa rrethin e parë e kaloi pa përballje, duke kaluar tutje në çerekfinale.

Më pas, Krasniqi arriti ta mposhtë edhe xhudisten kazake Otgonstetseg Galbadrakh në çerekfinale, teksa në gjysmëfinale e mposhti moldaven Munkhbat.

Kështu, Distria Krasniqi në finale luajti me fituesen e gjysmëfinales Marusa Stangar – Naransetseg Ganbaatar, e cila ishte kjo e fundit.

Kështu, Distria Krasniqi e mbyll vitin 2019 në mënyrën më të mirë të mundshme – me medaljen e artë.

Ndryshe, kjo garë është e fundit për këtë vit, derisa Kosova po përfaqësohet nga Distria Krasniqi, Nora dhe Akil Gjakova.

Nora Gjakova u eliminua në rrethin e parë, derisa Akili garon nesër./Zëri.info

Image