Ky futbollist konfirmohet se do të mbetet te Llapi

Ky futbollist konfirmohet se do të mbetet te Llapi

Sport December 12, 2019 - 09:46
Detajet

Skuadra e Llapit e cila humbi garën për Kupën e Kosovës kur u eliminua nga Feronikeli si dhe mbetja bukur mbrapa në luftë për titull ka bërë që dimrin mos ta pres shumë e qetë.

Në anën tjetër edhe drejtuesit e klubit nuk ishte se u ndanë shumë të kënaqur me performancën e lojtarëve duke paralajmëruar se në të ardhmen do t’ju besojnë më shumë lojtarëve të rinj, shkrun Zëri.info.

Emrat si Mentor Zhdrella, Behar Maliqi, Sebino Plaku e Labinot Osmani u fol se mund të largohen nga skuadra, megjithatë ka edhe disa që janë të paprekur.

Njëri nga ta është Mërgim Pefqeli i cili ka thënë për Zëri.info se nuk do të largohet nga Llapi.

“Jo unë kam kontratë deri në qershor dhe do të jem aty”, ka thënë shkurt për Zëri.info sulmuesi i mirënjohur Mërgim Pefqeli./Zëri.info

Image