Asistimi te goli i fitores, Hadërgjonaj merr lajmin e madh në Angli

Sport December 12, 2019 - 09:32
Detajet

Florent Hadërgjonaj e ka rikthyer pozitën e titullarit në formacionin bazë të Huddersfield Townit.

Mbrojtësi deçanas pas një fillimi të dobët me Huddersfieldin, tashmë është kthyer në formacionin startues të skuadrës angleze që garon në Ligën e Dytë angleze, raporton Zëri.info.

Hadërgjonaj edhe së fundmi në ndeshjen ndaj Charltonit ishte titullar.

Image

Në ndeshjen që u zhvillua në ‘The Valley’, Hadërgjonaj asistoi në golin e e Matty Daly që rezultoi me fitoren 0:1 ndaj Charlton Athletic.

Përveç asistimit, Hadërgjonaj bëri një paraqitje solide në krahun e majtë të mbrojtjes duke u vlerësuar me notën 7.5.

Kështu, ylli i Kosovës u përfshi edhe në formacionin e më të mirëve të javësh në ‘Championship’./Zëri.info

Image