Boksieri i njohur që e kishte mposhtur Muhammad Ali, në gjendje të rëndë shëndetësore

Boksieri i njohur që e kishte mposhtur Muhammad Ali, në gjendje të rëndë shëndetësore

Sport December 12, 2019 - 08:59
Detajet

Boksieri legjendar i peshave të rënda Leon Spinks, 66-vjeçar, raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa gruaja e tij kërkon lutje për burrin e saj.

‘TMZ’ raporton se ish-kampioni i botës Spinks është duke ‘luftuar për jetën e tij’, derisa ende saktësisht nuk dihen detajet për gjendjen e tij, shkruan Zëri.info.

Në një postim në rrjetet sociale, gruaja e tij Brenda shkroi:

“Kërkoj nga ju që të dërgoni lutje për burrin tim të bukur Leon për ta kaluar këtë gjendje”.

Image

Spinks e ka fituar titullin e kampionit të botës në peshat e rënda kur ai e kishte mposhtur Muhammad Ali në një përballje prej 15 rretheve për t’u bërë kampion i WBA, WBC, ‘The Ring’ në vitin 1978.

Më pas titujt në fjalë, Spinks i kishte humbur në një revansh me Ali.

Image

Spinks, i cili shërbeu për Marinsat e SHBA-ve nga viti 1973 deri në vitin 1976, u shtrua në spital në vitin 2014 pas një problemi me zorrët.

Ish-boksieri kishte kërkuar operacion për t’u rehabilituar nga ky problem./Zëri.info