Lëndim ‘horror’ i Coman në ndeshjen Bayern – Tottenham, ai kishte dhënë një intervistë emocionale para një viti

Lëndim ‘horror’ i Coman në ndeshjen Bayern – Tottenham, ai kishte dhënë një intervistë emocionale para një viti

Sport December 12, 2019 - 08:48
Detajet

Kinglsey Coman ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në gju në ndeshjen e djeshme ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi francez ka pësuar lëndime të tilla edhe më parë, por ky shihet të jetë më i keqi deri më tani, shkruan Zëri.info.

Derisa nuk ishte ndonjë ndeshje e ‘nxehtë’ mes dy skuadrave, Coman ka pësuar një lëndim brutal që mund ta lë jashtë fushave të gjelbra për një kohë të gjatë.

Pa i bërë askush ndonjë ndërhyrje, Coman ishte duke vrapuar me topin dhe papritmas u rrëzua duke e lënduar keq gjurin e tij.

Ndryshe, Coman ka pasur 22 lëndime më parë në karrierën e tij, përfshirë edhe në ligamente, muskuj, shpinë dhe kyçin e këmbës, por ky mund të jetë më i keqi.

Francezi në dhjetor të vitit 2018 kishte thënë se nëse e pëson edhe një lëndim serioz, do të pensionohet nga futbolli profesionist.

“Unë shpresoj se i kam kaluar këto. Mjaft është mjaft. Nuk do ta pranoj operimin e tretë, këmba ime nuk është për këtë nivel”, kishte thënë Coman.

“Unë do ta nisi më pas një jetë tjetër, një jetë anonime”, ishin fjalët e sulmuesit të Bayern Munich para një viti./Zëri.info