Kosova siguron medalje, Distria Krasniqi e nis furishëm garën në Kinë

Kosova siguron medalje, Distria Krasniqi e nis furishëm garën në Kinë

Sport December 12, 2019 - 08:19
Detajet

Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e ‘World Judo Masters’ që po mbahet në Qingdao të Kinës.

Xhudistja nga Kosova ka arritur që të kualifikohet në finale për kategorinë deri në 48 kilogramë, raporton Zëri.info.

Distria Krasniqi e nisi me fitore në rrethin e dytë kundër Katharina Menz, derisa rrethin e parë e kaloi pa përballje, duke kaluar tutje në çerekfinale.

Më pas, Krasniqi arriti ta mposhtë edhe xhudisten kazake Otgonstetseg Galbadrakh në çerekfinale, teksa në gjysmëfinale e mposhti moldaven Munkhbat.

Image

Kështu, Distria Krasniqi është kualifiikuar në finale ku do të ndeshet me fituesen e gjysmëfinales Marusa Stangar – Naransetseg Ganbaatar.

Me arritjen në finale, Krasniqi ia ka siguruar Kosovës medaljen e argjendtë.

Ndryshe, kjo garë është e fundit për këtë vit, derisa Kosova po përfaqësohet nga Distria Krasniqi, Nora dhe Akil Gjakova./Zëri.info