EKSKLUZIVE: Bylbyl Sokoli nënshkruan sot me skuadrën e Superligës

EKSKLUZIVE: Bylbyl Sokoli nënshkruan sot me skuadrën e Superligës

Sport December 12, 2019 - 08:10
Detajet

"Timonieri" i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, sot do ta nis një aventurë të re, raporton Zëri.info.

Sokoli do të nënshkruajë me skuadrën Flamurtarin e Prishtinës gjatë ditës së sotme (e enjte).

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht nga burime të sigurta të Zëri.info pranë klubit të Superligës.

Zëri.info tash e disa ditë raporton për takimet në mes të trajnerit që njihet si 'profa' dhe Flamurtarit.

Image

Sokoli së fundmi ka qenë pjesë e FC Prishtinës, por vetëm pas dy ndeshjeve në krye të klubit më të madh kosovar, u largua siç tha për arsye shëndetësore.

Ndryshe, Flamurtari së fundmi është drejtuar nga trajneri Sunaj Keçi.

Para tij në këtë edicion skuadrën "kuq e zi" e ka drejtuar edhe trajneri shqiptar nga Struga, Artim Shaqiri.

Flamurtari e ka përfunduar stinorin vjeshtor në pozitën e nëntë me 19 pikë të grumbulluara, andaj në këtë edicion do të luftojë për mbetje në elitë. /Zëri.info