Tifozi hyn në fushë pas ndeshjes Bayer Leverkusen – Juventus, nervozohet keq Ronaldo

Tifozi hyn në fushë pas ndeshjes Bayer Leverkusen – Juventus, nervozohet keq Ronaldo

Sport December 11, 2019 - 23:44
Detajet

Juventusi triumfoi 2:0 në udhëtim te Bayer Leverkuseni në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Cristiano Ronaldo (75’) dhe Gonzalo Higuain (90’) realizuan për italianët, që e kishin siguruar më herët pozitën e parë në grupin D.

Por, pas përfundimit të ndeshjes një tifoz arriti që të hyjë në fushë.

Ai e kapi Ronaldon në qafe dhe portugezi u nervozua.

Pas kësaj reaguan menjëherë forcat e sigurisë që e larguan tifozin./Zëri