Lista e Kosovës e paqartë, trajneri Challandes në pritje të disa lojtarëve nga jashtë

Lista e Kosovës e paqartë, trajneri Challandes në pritje të disa lojtarëve nga jashtë

Sport December 11, 2019 - 16:22

Përfaqësuesja e Kosovës me 12 janar do ta zhvillojë një miqësore luksi me Kombëtaren e Suedisë.

Kjo ndeshje ka bërë buj të madhe në opinion derisa vet përzgjedhësi Bernard Challandes po preferon që në këtë takim t’i testojë disa lojtarë të rinj që kanë pasur minutazh më të vogël në ekipin e Kosoëvs, shkruan Zëri.info.

Është folur për mundësin që në këtë ndeshje t’ju jepet edhe disa lojtarëve nga Superliga e Kosovës, por që një gjë e tillë pritet të konfirmohet më vonë. pasi ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti në një bisedë për Zëri.info ka thënë se ende nuk e kanë përpiluar listën e plotë.

“Ende jemi në përpilim të listës pasi jemi në pritje të disa lojtarëve nga jashtë nëse munden tw vijnë apo jo”, ka thënë shkurt Sahiti.


Të kujtojmë se ndeshja Kosova – Suedia do të zhvillohet në Katar dhe do t’i shërbej Kosovës për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjen e muajit Mars ku luan me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. /Zëri.info