KOK nderoi kontribuuesit e sportit

KOK nderoi kontribuuesit e sportit

Sport December 11, 2019 - 15:51
Detajet

Për të dytin vit me radhë, Komiteti Olimpik i Kosovës nderoi kontribuuesit e sportit.

Bëhet fjalë për ata të cilët kanë dhënë kontribut më shumë se 50-vjeçarë në sport dhe të cilët kanë kaluar moshën 70-vjeçare, përcjell Zëri.info.

KOK nderoi Resmije Juniku e Jakup Kasapolli(basketboll), Emin Dushullovci (skitari), Nexhmedin Ibishi (atletikë), Beqir Beq Buqinca, Zijavere Salihu Sherifi (hendboll), Xhavit Mustafa (volejboll), Ismail Kasumi(not, zhytës), Luan Vokshi, Sejdi Merkoja, Abaz Kosumi (futboll), Salih Gerguri(shah), Xhafer Murtezaj dhe Shaip Reçica (pingpong)./Zëri.info

Image