E pranon zyrtari i klubit të Superligës: Iu kemi borxh futbollistëve, së shpejti..

E pranon zyrtari i klubit të Superligës: Iu kemi borxh futbollistëve, së shpejti..

Sport December 11, 2019 - 15:38
Detajet

Situata te klubi i Ferizajt nuk duket të jetë aspak e mirë, raporton Zëri.info.

Problemet financiare kanë qenë të pranishme te klubi ferizajas gjatë gjithë këtij stinori, derisa për këtë raportoi Zëri.info gjatë ditës së sotme, ku bëhet e ditur se futbollistëve ua kanë dy paga borxh.

Lajmin në fjalë e ka pranuar edhe drejtori i Ferizajt Nadir Haxhimusa.

Image

Në një prononcim për Zëri.info, Haxhimusa ka thënë se shumë shpejtë do të ulen të bisedojnë me futbollistët për t’i zgjidhur këto probleme.

“Është e vërtetë që i kemi disa borxhe, do të ulemi me lojtarët dhe trajnerin Bekim Isufi ose në rast të ardhjes së ndonjë trajneri tjetër, për t’i diskutuar të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe përforcimet”, ka thënë Haxhimusa për Zëri.info.

Tutje, Haxhimusa ka folur edhe për të ardhmen e trajnerit Bekim Isufi, për të cilin thotë se klubi është i kënaqur me punën e tij.

“Trajneri Bekim Isufi ka shumë të drejtë që ankohet pasi askush nuk dëshiron të punojë pa kushte kështu që ne shumë shpejt do të diskutojmë edhe me trajnerin. Ne jemi të kënaqur me punën e Bekimit”, është shprehur Haxhimusa.

Image

Ndryshe, stinorin vjeshtor, Ferizaj e mbylliu në pozitën e dhjetë me 18 pikë të tubuara pas 17 ndeshjeve.

Ndonëse në fillim të edicionit erdhën aksionarët anglez me premtime shumë të mëdha, në klubin e Ferizajt situata vazhdon të jetë e njejtë./Zëri.info