Asnjë lëvizje te Drenica, skuadra në pritje të lajmeve nga kryesia

Asnjë lëvizje te Drenica, skuadra në pritje të lajmeve nga kryesia

Sport December 11, 2019 - 13:55
Detajet

Drenica vazhdon të cilësohet si njëra nga skuadrat me futbollin më të bukur, e kjo lojë u pa edhe në stinorin vjeshtor të Superligës ku e mbylli pjesën e parë të kampionatit në mesin e tabelës me 24 pikë të tubuara.

Megjithatë, situata nuk duket edhe aq e mirë sa i përket organizimit. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Tahir Lushtaku i cili po beson se kryesia nga java e ardhshme do t’ju jap ndonjë lajm, në mënyrë që të organizohen dhe pranverën ta presin shumë më mirë, shkruan Zëri.info.

Lushtaku ka thënë se pret një takim me kryesinë javën e ardhshme derisa për momentin nuk ka ndonjë lëvizje. Ai krizën e përmendi menjëherë pas ndeshjes me Ferizaj ku tha se klubi duhet të reflektojë, por që nga ajo kohë nuk ka ndonjë lëvizje.

“Jo nuk ka pasur asnjë lëvizje konkrete, po presim javën e ardhshëm të ketë diçka”, ka thënë Lushtaku për Zëri.info, derisa ka konfirmuar se skuadra është duke i vazhduar stërvitjet.

“Jemi në stërvitje deri më 15 dhjetor ku më pas do të shkojmë në pushim për tu rikthyer në fillim të janarit. Megjithatë, fillimisht po presim çfarë do të sjellë java e ardhshme”, ka përfunduar Lushtaku./ Zëri.info