Boksieri nga Kosova përballet me serbin, trajneri i Serbisë reagon në këtë mënyrë

Boksieri nga Kosova përballet me serbin, trajneri i Serbisë reagon në këtë mënyrë

Sport December 11, 2019 - 13:12
Detajet

Në Antalia të Turqisë po mbahet Kampionati Ballkanik i boksit ku po merr pjesë edhe Kosova.

Ky turne ka nisur me 10 dhjetor dhe do të zgjas deri më 15 dhjetor, shkruan Zëri.info.

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli ka njoftuar se pas shortit të hedhur boksieri kosovar Patriot Behrami do të jetë kundër boksierit serb Milan Vrankoviç, ku pritet një luftë e ashpër.

Image

Gjatë ditës së sotme, edhe boksierët serbë kanë arritur në Antalia, në mesin e tyre edhe Vrakoviç.

Pas arritjes në Antalia, trajneri i Kombëtares së Serbisë në boks Milan Piperski është shprehur i kënaqur me shortin.

“Ne kemi ardhur në Turqi për të luftuar dhe për të fituar, për ta vënë boksin serb në vendin e duhur. Besoj se do të fitojmë shumë medalje në fund. Unë besoj në këtë ekip”, ka thënë Piperski./Zëri.info

Image