Ferizaj në krizë, futbollistët ankohen për paga

Ferizaj në krizë, futbollistët ankohen për paga

Sport December 11, 2019 - 12:56
Detajet

Skuadra e Ferizajt duket se do ta nis me shumë probleme afatin kalimtar të janarit. Ferizajasit që këtë kampionat synim të vetëm e kanë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, vazhdojnë të përballën me krizë të madhe financiare, ani pse klubi ka pronar të huaj siç është anglezi Brian Deane, shkruan Zëri.info.

Zëri merr vesh se klubi e ka mbyllur stinorin vjeshtor me një borxh bukur të madh ndaj lojtarëve.

Disa lojtarë i kanë thënë portalit Zëri.info se klubi u ka 2 rroga borxh derisa u kanë premtuar që brenda javës do të ulën dhe do të bisedojnë.

“Nuk e kanë përmbushur marrëveshjen sipas kontratës që kemi. Janë dy paga borxh dhe ne po presim të na thërrasin për t’i shlyer borxhet” i ka thënë Zëri.info, një futbollist i Ferizajt.


Krizën tek klubi ferizajas ditë me parë e ka konfirmuar edhe trajneri Bekim Isufi i cili pas ndeshjes me Drenicën pati thënë se nuk beson se do të vazhdojë në këtë mënyrë. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë ne Ferizajn, a do të arrijë të organizohet apo mund të futet në krizë edhe më të madhe./Zëri.info