Ekskluzive: Vushtrria me shumë ndryshime, ky është fati i Fitim Llapashticës

Ekskluzive: Vushtrria me shumë ndryshime, ky është fati i Fitim Llapashticës

Sport December 11, 2019 - 11:24
Detajet

Vushtrria nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Ani pse e mbylli stinorin vjeshtor me 8 pikë larg pozitës që siguron mbijetesën, njëra nga skuadrat më simpatike në futbollin e Kosovës me tifozërinë më të zjarrtë, Vushtrria po bëhet gati për një janar të nxehtë në mënyrë që të krijojë një skuadër të fortë dhe ta kërkojë mbijetesën në shoqërinë elite, shkruan Zëri.info.

Anëtari i kryesisë së Vushtrrisë, Zenel Gjonbalaj në një bisedë për Zëri.info ka thënë se janari do të ketë shumë risi, derisa ko konfirmuar se trajneri Fitim Llapashtica 99 përqind do të mbetet në bankinën e Vushtrrisë.

“Po lexojmë lajme të shumta për klubet që po bëjnë lëvizje dhe unë mund t’ju konfirmojë se edhe Vushtrria është në këtë rrugë”, ka thënë fillimisht Gjonbalaj, duke shtuar se skuadra nuk ka asnjë arsye të dorëzohet në luftë për mbijetesë.

“Jemi vetëm 8 pikë larg mbijetesës, dhe them se jemi fuqishëm në luftë për mbijetesë e besa edhe më tepër motivin e ka rrit fakti duke e pasur parasysh ecurinë në garat e Kupës”, tha Gjonbalaj duke folur për përforcimet e mundshme.

Edhe pse ai nuk ka dhënë emra në janar pritet shumë ndryshime te Vushtrria. “Te Vushtrria do të ketë largime por do të kemi edhe përforcime që do të na ndihmojnë në realizimin e objektivave tonë”, vlerësoi Gjonbalaj duke folur për fund edhe për fatin e trajneri Fitim Llapashtica.

“Fitimi është trajner i ri, mirëpo ka treguar vlera. Ai ka treguar një vullnet të madh dhe e ka dëshmuar edhe më pikët e fituara dhe lojën që ka ndërtuar. Ende nuk është marr ndonjë vendim final por 99 përqind deri në fund të kampionatit do të vazhdojmë me Fitim Llapashticën”, ka përfunduar Zenel Gjonbalaj. /Zëri.info