Çfarë thanë tifozët e klubit të Premierligës kur dëgjuan për transferimin e mundshëm të Milot Rashicës?

Çfarë thanë tifozët e klubit të Premierligës kur dëgjuan për transferimin e mundshëm të Milot Rashicës?

Sport December 11, 2019 - 10:55
Detajet

A mundet që Aston Villa e Dean Smith ta transferojë me të vërtetë njërin prej sulmuesve më të mirë në Bundesliga – Milot Rashica – gjatë afatit kalimtar dimëror?

Mbetet të shihet, por që aftësitë e 23-vjeçarit e kanë lënë të mahnitur skuadrën angleze që garon në elite, shkruan Zëri.info.

Me tetë gola në vetëm 12 ndeshje këtë edicion në Bundesliga, Rashica është shndërruar në njërin prej futbollistëve më të mirë në kampionatin gjerman.

Image

Në formën e tij më të mirë, Rashica është i pandalshëm.

Së fundmi u raportua se Aston Villa do të ofrojë 33 milionë funte për Rashicën, derisa tani kanë reaguar edhe tifozët e skuadrës nga ‘Villa Park’.

Image

“Unë më me qejf do të shpenzoja për të se sa të humbisnim dyfishin nga rënia nga liga. Kjo skuadër ka nevojë për më shumë talentë”, shkroi ‘Aston Villa Rise’ në rrjetin social ‘Twitter’.

Ndërkaq, një tifoz me emrin ‘Adamsky’ shkroi: “Më pëlqen mundësia e transferimit të Milot Rashicës në janar. A mendon dikush tjetër kështu”.

“Rashica do të ishte transferim i mrekullueshëm. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm”, shkroi ‘VenB’./Zëri.info

Image

Image