Nuk do ta besoni se kush do ta zëvendësojë Ancelottin te Napoli

Nuk do ta besoni se kush do ta zëvendësojë Ancelottin te Napoli

Sport December 11, 2019 - 10:31
Detajet

Gennaro Gattuso do të emërohet trajner i Napolit pas disa orësh, pasi klubi njoftoi Carlo Ancelotti është shkarkuar.

Vendimi është marrë që disa ditë por që u zyrtarizua vetëm tani pasi trajneri italian donte ta drejtonte Napolin edhe në ndeshjen e djeshme në Ligën e Kampionëve, shkruan Zëri.info.

Disa orë pas fitores 4:0 ndaj Genk që e dërgoi Napolin në fazën e eliminimit direkt, Ancelotti u takua me presidentin Aurelio De Laurentiis duke ia kumtuar shkarkimin.

Më pas u lansua edhe njoftimi zyrtar nga klubi, pavarësisht se Ancelotti tha se nuk do të largohej.

Image

Tani, Gattuso pritet të emërohet trajner i Napolit në paraditën e sotme.

“Sport Mediaset” raporton se Gattuso ka arritur marrëveshje me Napolin për një kontratë deri në qershorin e vitit 2021.

Ai do të fitojë 1.5 milionë euro në gjashtë muajt e parë dhe 3 milionë euro për edicion pas kësaj.

Ndryshe, që prej shkarkimit nga Milani, Gattuso është i papunë./Zëri.info