Ndeshje interesante zhvillohen sonte, vëmendja në Mynih dhe Athinë

Ndeshje interesante zhvillohen sonte, vëmendja në Mynih dhe Athinë

Sport December 11, 2019 - 09:51
Detajet

Edhe sonte futbolli i bukur, emocionet dhe spektakli është i garantuar nga ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Në mbrëmjen e sontme, do të zhvillohen gjithsej tetë ndeshje të garës më të fortë për klube në Evropë, Liga e Kampionëve, shkruan Zëri.info.

Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në ‘Allianz Arena’ mes Bayern Munich dhe Tottenhamit, e vlefshme për grupin B.

Të dyja skuadrat e kanë siguruar kualifikimin, por pavarësisht kësaj do të ketë spektakël në stadiumin bavarez.

Në kuadër të këtij grupi përballen edhe Olympiacosi dhe Crvena Zvezda në Athinë, ku të dyja skuadrat luftojnë për vendin e tretë, që dërgon në Ligën e Evropës.

Në grupin C, Manchester City i kualifikuar luan në Zagreb ndaj Dinamos, teksa për vendin e dytë luftohet mes Shakhtar Donetsk dhe Atalantës.

Në grupin D, kualifikimin e ka siguruar vetëm Juventusi.

Kurse, për vendin e dytë sfidojnë Atletico Madridi dhe Bayer Leverkuseni.

‘Zonja e Vjetër’ sonte luan në Gjermani ndaj Leverkuseni, kurse Atletico e pret Lokomotivën e Moskës në Madrid.

Dhe për fund, në grupin A, Paris Saint-Germain dhe Real Madridi e kanë siguruar kualifikimin tutje nga vendi 1 dhe 2.

Parisienët luajnë sonte përballë Galatasarayt në Paris, teksa Real Madridi luan në Belgjikë ndaj Club Brugges./Zëri.info

Image