Goditi kundërshtarin, FFK e dërgon në disiplinor futbollistin e Superligës

Goditi kundërshtarin, FFK e dërgon në disiplinor futbollistin e Superligës

Sport December 11, 2019 - 09:43
Detajet

Ferizaj në fundjavën që lamë pas pësoi një humbje të dhimbshme në Prizren ku u eliminua nga garat e Kupës së Kosovës.

Skuadra e Bekim Isufit përveçqë u mposht nga Liria me rezultat 3:0, ajo mbeti në fushë me tre lojtarë më pak pasi Viktor Kuka, Dardan Jashari dhe Dardan Qerkini u përjashtuan me kartonë të kuq, shkruan Zëri.info.

Ky i fundit duhet të përballet edhe me një procedurë disiplinor pasi kartoni i tij erdhi pas gjestit jo sportiv duke e goditur kundërshtarin pas koke.

“Komisioni i garave hap inicim disiplinor ndaj lojtarit me nr.18 Dardan Qerkini, ID.nr.003887M91, për shkak të ndëshkim me karton të kuq direkt, goditje e lojtarit kundërshtar nga mbrapa në kokë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Gjesti i tij mund t’i kushtojë bukur shumë, ]ka në stinorin pranveror duhet të pauzojë për disa ndeshje./Zëri.info

Image