Vendimi i pabesueshëm i Mourinhos para ndeshjes Bayern Munich - Tottenham

Vendimi i pabesueshëm i Mourinhos para ndeshjes Bayern Munich - Tottenham

Sport December 11, 2019 - 09:30
Detajet

Jose Mourinho ua ka ndaluar futbollistëve të Tottenhamit ta shikojnë paraqitjen e tyre në humbjen 2:7 nga Bayern Munich.

Tottenhami ishte ‘demoluar’ nga gjiganti gjerman në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në javët e fundit sa ishte Mauricio Pochettino trajner i skuadrës londineze, shkruan Zëri.info.

Image

‘Special One’ e drejton sonte Tottenhamin në ‘Allianz Arena’ ndaj Bayern Munich në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

“E kam shikuar atë ndeshje disa herë me stafin tim, i kemi analizuar të gjitha detajet, por jo edhe me futbollistët e mi”, ka thënë trajneri portugez.

“Ne do të fokusohemi te vetvetja, më shumë se Bayerni, për ta zhvilluar modelin tonë të lojës”, tregon më tej Mourinho./Zëri.info

Image