Reagimi emocional i De Jong pasi mësoi se Ajaxi është eliminuar nga Liga e Kampionëve

Reagimi emocional i De Jong pasi mësoi se Ajaxi është eliminuar nga Liga e Kampionëve

Sport December 11, 2019 - 09:07
Detajet

Ylli i Barcelonës Frenkie de Jong u shfaq i emocionuar pasi ish-skuadra e tij Ajax është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

22-vjeçari holandez nënshkroi para-kontratë me Barcelonën në dimër para se të transferohej te klubi katalunas këtë verë për 65 milionë funte, shkruan Zëri.info.

Dhe De Jong i cili ishte krucial për Ajaxin edicionin e kaluar, e ndihmoi kampionin holandez ta fitojë titullin dhe Kupën e Holandës si dhe ta arrijë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Reprezentuesi holandez e mësoi fatin e ish-skuadrës së tij mbrëmë pas ndeshjes Inter – Barcelona.

Ai është parë u mërzitur kur e mësoi se Ajaxi u eliminua nga Valencia.

Ajaxi u mposhtë me rezultat 0:1 nga Valencia mbrëmë duke përfunduar në vendin e tretë në grupin H, një pikë pas Chelseat dhe skuadrës spanjolle.

Nga ana tjetër, Barcelona e siguroi kualifikimin nga vendi i parë në grupin F si dhe mbrëmë fitoi me rezultat 2:1 ndaj Interit në ‘Giuseppe Meazza’./Zëri.info