Përleshje e madhe mes tifozëve dhe futbollistëve pas ndeshjes së djeshme në Ligën e Kampionëve

Përleshje e madhe mes tifozëve dhe futbollistëve pas ndeshjes së djeshme në Ligën e Kampionëve

Sport December 11, 2019 - 08:50
Detajet

Ndeshja e djeshme mes RB Leipzig dhe Lyonit ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët e Lyonit janë grindur me tifozët, shkruan Zëri.info.

Njëri prej tifozëve të Lyonit hyri në fushë dhe shpalosi një baner ofendues ndaj mbrojtësit të skuadrës franceze Marcelo.

Pas kësaj, reagoi edhe ylli i Lyonit Memphis Depay, aty ku edhe filloi përleshja.

Incidenti është zgjeruar më pas ku u përfshinë edhe tifozët dhe futbollistët tjerë./Zëri.info