Gjyqtari nga Kosova ndan drejtësinë në ndeshjen Man United - AZ Alkmar
FOTO: Laura Hasani

Gjyqtari nga Kosova ndan drejtësinë në ndeshjen Man United - AZ Alkmar

Sport December 11, 2019 - 08:42
Detajet

Në mbrëmjen e së enjtes, do të zhvillohet takimet e mbetura të Ligës së Evropës.

Manchester Unitedi do të përballet me skuadrën holandeze AZ Alkmar në ‘Old Trafford’, shkruan Zëri.info.

Djelmoshat e Ole Gunnar Solskjaer tashmë e kanë siguruar kualifikimin dhe priten të luajnë me futbollistë të rinjë.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta drejtojë edhe një gjyqtar shqiptar nga Kosova.

Image

Bëhet fjalë për Bekim Zogajn, i cili do të jetë anësor në ndeshjen e nesërme.

Sandro Scharer do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësi tjetër i tij përveç Zogajt do të jetë Stephane Almeida.

Ndryshe, Zogaj caktohet nga UEFA edhe në shumë ndeshje tjera ndërkombëtare si dhe me grupmoshat e reja në Ligën e Kampionëve./Zëri.info