Shënoi gol të bukur kundër Interit, Ansu Fati shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

Shënoi gol të bukur kundër Interit, Ansu Fati shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

Sport December 11, 2019 - 08:36
Detajet

Ansu Fati i Barcelonës është bërë futbollisti më i ri që shënon në Ligën e Kampionëve si 17-vjeçar e 40 ditë.

Fati arriti ta eliminojë Interin nga kjo garë me golin e shënuar në përfundim të pjesës së dytë, shkruan Zëri.info.

Fati është vetëm 17-vjeçar e 40 ditë dhe goli i tij mbrëmë me Barcelonën e ka dërguar Interin në Ligën e Kampionëve.

Pas një aksioni mirë të kombinuar, tinejxheri me nënshtetësi spanjolli arriti të shënojë gol të bukur në portën e Samir Handanovic.

Fati u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe edhe njëherë arriti të lë gjurmë me Barcelonën si dhe tani ka hyrë në librat e historisë.

Ky ishte goli i tretë i Fatit në të gjitha garat këtë edicion.

Ndryshe, Barcelona është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve së bashku me Borussia Dortmundin në grupin përkatës./Zëri.info