Zyrtare: Napoli e shkarkon Carlo Ancelottin

Zyrtare: Napoli e shkarkon Carlo Ancelottin

Sport December 10, 2019 - 23:48
Detajet

Napoli e ka shkarkuar nga detyra trajnerin Carlo Ancelotti, shkruan zeri.info

Klubi italian e ka njoftuar shkarkimin e strategut italian përmes një njoftimi në rrjetin social “Twitter”.

Napoli e shkarkon Ancelottin pas fitores së thellë 4:0 ndaj Genkut në Ligën e Kampionëve.

Kjo fitore ia siguroi napolitanëve kualifikimin tutje në fazën nokaut të këtij kompeticioni.

Por, forma e dobët në kampionat ka bërë që Napoli të vendosë për shkarkimin e italianit.

Mediet italiane raportojnë se Gennaro Gattuso pritet të jetë zëvendësuesi i Ancelottit te klubi napolitan./Zëri