Chelsea fitoi dhe u kualifikua tutje në Champions, por Lampard ka disa kritika për skuadrën e tij

Chelsea fitoi dhe u kualifikua tutje në Champions, por Lampard ka disa kritika për skuadrën e tij

Sport December 10, 2019 - 23:36
Detajet

Chelsea triumfoi 2:1 ndaj Lillet për t’u kualifikuar tutje në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info  

Tammy Abraham (19’) dhe Cesar Azpilicueta (35’) realizuan për Chelsean, kurse golin e vetëm për Lillen e shënoi Loic Remy (78’).

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard pas ndeshjes deklaroi se ekipi i tij duhet t’i finalizojë më mirë rastet.

“U kthye pak në ankth. Ne duhet t’i shfrytëzojmë më mirë rastet. Në 2:0 mendova se nuk ishte punë e kryer dhe kur Lille shënoi e bëri edhe më dramatik fundin e lojës së që duhej të ishte”, ka thënë Lampard./Zëri