Futbollisti i Superligës në 'Giuseppe Meazza' për ndeshjen Inter - Barça

Futbollisti i Superligës në 'Giuseppe Meazza' për ndeshjen Inter - Barça

Sport December 10, 2019 - 21:56
Detajet

Kapiteni i Dritës Ardian Limani ndodhet sonte në 'Giuseppe Meazza' për ndeshjen Inter - Barcelona. Interi dhe Barcelona po përballen në një ndeshje deçizive për vendasit në kualifikimin për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, raporton Zëri.info.

Në stadiumin 'Giuseppe Meazza', në Milano, ndodhet edhe mbrojtësi i Dritës së Gjilanit Ardian Limani.

Limani ka postuar disa fotografi nga stadiumi në rrjetin social 'Facebook'.

Ndryshe, pas pjesës së parë, rezultati është i barabartë 1:1./Zëri.info

Image

Image