Inter - Barcelona: Formacionet e mundshme të super-ndeshjes në 'Giuseppe Meazza'

Inter - Barcelona: Formacionet e mundshme të super-ndeshjes në 'Giuseppe Meazza'

Sport December 10, 2019 - 09:11
Detajet

Interi është nikoqir i Barcelonës në mbrëmjen e sontme në tentim për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve për herë të parë nga edicioni 2011/12, por që opsion i vetëm është vetëm fitorja.

Skuadra e Antonio Contes ka nevojë për një rezultat më të mirë se Borussia Dortmundi ndaj Slavia Pragës për të kaluar tutje, shkruan Zëri.info.

Interi do të jetë sonte pa treshen Alexis Sanchez, Stefano Sensi dhe Nicolo Barella për shkak të lëndimeve.

Image

Derisa, Kwadwo Asamoah është në dispozicion për Antonio Conten sonte pas rikuperimit nga lëndimi i pësuar së fundmi.

Nga ana tjetër, Barcelonës i mungojnë Jordi Alba, Ousmane Dembele dhe Arthur shkaku i lëndimeve, derisa trajneri Ernesto Valverde ka vendosur ta pushojë Lionel Messin dhe Sergi Roberton.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; Lazaro, Godin, De Vrij, Skriniar, Biraghi; Brozovic, Vecino, Valero; Lukaku, Martinez

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Neto; Wague, Umtiti, Lenglet, Firpo; Vidal, Alena, Rakitic; Fati, Suarez, Griezmann

/Zëri.info

Image