Futbollisti i skuadrës angleze e pranon skandalin: Kam konsumuar drogë, kështu u dënova

Futbollisti i skuadrës angleze e pranon skandalin: Kam konsumuar drogë, kështu u dënova

Sport December 10, 2019 - 08:46
Detajet

Sulmuesi i Boltonit Daryl Murphy ka pohuar se ka pasur një pezullim nga futbolli për shkak të përdorimit të kokainës.

36-vjeçari zbuloi se ka përdorur këtë substancë dhe se ishte pezulluar për gjashtë javë edicionin e kaluar, derisa ishte në Nottingham Forest, shkruan Zëri.info.

Federata e Futbollit të Anglisë e ka rregull që të mos i publikojë emrat e futbollistëve që përdorin këso substanca, derisa Murphy e ka zbuluar vetë tani këtë skandal.

Image

“Së pari, unë do të doja të thoja se përdorimi i drogave nuk është gjë e mirë për askënd”, ka thënë Murphy për ‘Athletic’.

“Unë jam pezulluar në fillim të edicionit të kaluar për shkak të një vendimi të keq derisa isha në një klub nate”, tregon më tej Murphy.

“Ishte një gjë e cila ndodhi kur ne nuk kishim ndeshja. Unë jam penduar për këtë menjëherë”, theksoi ai.

Image

“Nuk jam krenar për atë që kam bërë por është diçka që më nxiti ta bëjë dhe unë do të doja të fokusohesha në karrierën time si futbollist”, përfundoi Murphy.

Kontrata e Murphyt në Nottingham Forest ishte shkëputur në shtator, dhe më pas ai i ishte bashkuar Boltonit si transferim i lirë./Zëri.info