Granit Xhaka 'shpërthen' në rrjetet sociale pas fitores së madhe të Arsenalit

Granit Xhaka 'shpërthen' në rrjetet sociale pas fitores së madhe të Arsenalit

Sport December 10, 2019 - 08:25
Detajet

Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së shumë pritur të Arsenalit në derbin lokal të Londrës kundër West Hamit.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘London Stadium’, Arsenali arriti të fitojë me rezultat 1:3 përballë West Hamit, shkruan Zëri.info.

Xhaka, ish-kapiteni i Arsenalit, ishte edhe mbrëmë startues për skuadrën e tij duke luajtur rreth 87 minuta dhe duke bërë një paraqitje mbresëlënëse.

Tashmë Xhaka ka reaguar pas fitores së Arsenalit në rrjetin social ‘Instagram’.

Ai është shprehur i kënaqur me fitoren e sotme të Arsenalit.

“Ndjenja e të fituarit është kthyer. Për ju, për ne, për të gjithë mbrëmja e kaluar ishte e rëndësishme dhe ne jemi të lumtur që kemi fituar. Tani ne duhet të vazhdojmë kështu”, shkroi Xhaka./Zëri.info