Kualifikimi më tutje i kampionit kalon nga Salzburgu

Kualifikimi më tutje i kampionit kalon nga Salzburgu

Sport December 10, 2019 - 08:18
Detajet

Kampionit në fuqi të Ligës së Kampionëve Liverpoolit i duhet së paku një pikë në udhëtimin e vështirë në Salzburg për të siguruar kualifikimin në fazën nokaut të kompeticionit më prestigjioz evropian për klube, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Kampioni i gjashtëfishtë evropian momentalisht kryeson tabelën e grupit E, por nuk ka arritur dot ta sigurojë kualifikimin në fazën tjetër pas pesë ndeshjeve. Duke marrë parasysh ndeshjen e parë mes dy skuadrave në “Anfield”, ku Liverpooli triumfoi 4:3, atëherë pa dyshim që edhe në Austri spektakli do të jetë i garantuar. Ekipi i Jurgen Kloppit i hyn këtij takimi pas triumfit 0:3 në udhëtim te Bournemouthi, kurse Salzburgu pas fitores së thellë 5:1 ndaj WSG Swarovski Tirolit. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Napolit i duhet së paku një pikë në shtëpi ndaj Genkut për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

Interi apo Dortmundi?

Situatë interesante është edhe në grupin F, ku pas Barcelonës, që tashmë ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër në krye të tabelës, Interi dhe Borussia Dortmundi do të luftojnë për t’iu bashkangjitur katalonjasve. Si klubi italian, ashtu edhe ai gjerman grumbullojnë nga 7 pikë, derisa Interi qëndron më mirë në ndeshjet e ndërsjella. Interi do ta presë në shtëpi Barcelonën, kurse Dortmundi do të luajë ndaj Slavia Pragës.

Ajax – Valencia si finale, Chelsea një hap larg kualifikimit

Ajaxit do t’i mjaftonte një barazim ndaj Valencias për të siguruar kualifikimin më tutje, por pa dyshim që nuk do të ketë një përballje të lehtë ndaj spanjollëve. Klubi holandez momentalisht kryeson tabelën e grupit H me 10 pikë, dy më shumë sesa Valencia e Chelsea. Ndërkohë, londinezëve u duhen 3 pikët në shtëpi ndaj Lillet për të siguruar kualifikimin pa e vrarë mendjen për rezultatin në ndeshje.

Liga e Kampionëve

E martë

Grupi E

18:55 Napoli – Genk

18:55 Salzburg – Liverpool

Tabela

1. Liverpool 5 10

2. Napoli 5 9

3. Salzburg 5 7

4. Genk 5 1

Grupi F

21:00 B. Dortmund – S. Prague

21:00 Inter – Barcelona

Tabela

1. Barcelona 5 11

2. Inter 5 2 7

3. B. Dortmund 5 7

4. S. Prague 5 2

Grupi G

21:00 Benfica – Zenit

21:00 Lyon – Leipzig

Tabela

1. Leipzig 5 10

2. Zenit 5 7

3. Lyon 5 7

4. Benfica 5 4

Grupi H

21:00 Ajax – Valencia

21:00 Chelsea – Lille

Tabela

1. Ajax 5 3 10

2. Valencia 5 8

3. Chelsea 5 8

4. Lille 5 1./Zëri.info